Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuza e fortë e Enkelejd Alibeaj: Xhafa gënjeu, vëllai i tij nuk ka bërë asnjë ditë burg

2018/05/13 at 12:26 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alibeaj: A ka lidhje grabitja e postës sekrete me hetimet ndaj Dakos?

Partia Demokratike ka vazhduar akuzat për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllain e tij Agron Xhafaj, i cili është i dënuar në Itali me 7.2 vite burg për trafik droge.


Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj, theksoi se Xhafaj ka gënjyer kur ka deklaruar se në vitin 2010 vëllai i tij ka vuajtur dënimin me burg. Sipas Alibeajt rezulton që Agron Xhafaj nuk ka kryer asnjë ditë burgim.

“Dënimi i Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, me 7 vjet e 2 muaj burgim, është tashmë një fakt i pranuar nga vetë Ministri. Edhe dijeninë e tij mbi këtë dënim, Fatmir Xhafaj e pranoi vetë, duke thënë se këtë vendim e ka gjetur online.

 Mirëpo, më 7 Tetor 2010, Fatmir Xhafaj gënjeu publikisht duke thënë se i vëllai për një gabim dhe faj që ka bërë, i ka vuajtur pasojat ligjore.

Saktësisht ka thënë: “Një gabim dhe faj, për të cilin i vuajti pasojat ligjore. Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi i vetëm negativ i tij përballë ligjit”.

E vërteta është që ministri Fatmir Xhafaj ka gënjyer. Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë, me 7 vjet e 2 muaj burgim, për trafik ndërkombëtar droge. Ai nuk ka vuajtur asnjë pasojë ligjore, ndryshe nga sa deklaron Fatmir Xhafaj. Si Kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe ministër i Brendshëm e ka ndihmuar Agron Xhafajn t’i shpëtojë drejtësisë. Shqiptarët mbajnë mend me dhjetra raste të burgosjes së kryefamiljarëve që nuk paguajnë dot faturën e energjisë elektrike, apo burgosjen e qytetarëve kukësianë që protestuan për mbijetesën e tyre përballë traut të taksës korruptive Rama në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, jo vetëm nuk burgoset, por ka imunitet mbi ligjin dhe ka siguruar paprekshmëri nga Policia e Shtetit dhe prokuroria. Pse? Sepse është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Policia e Shtetit është nën urdhrat e Familjes Xhafaj. Cili punonjës i ndershëm policie do guxonte të zbatonte ligjin ndaj një anëtari të Familjes Xhafaj? Është e qartë për këdo, sa kohë ministër i Brendshëm është Fatmir Xhafaj, vëllai i tij, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nuk do të vuajë asnjë ditë nga dënimi 7 vjet e 2 muaj për trafik droge”, u shpreh Alibeaj./opinion.al

Etiketa: akuzat e fortaenkelejd alibeajxhafaj


Ju sugjerojmë

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
Aktualitet

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30 Korrik, 2025 8:17 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave
Aktualitet

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave

30 Korrik, 2025 6:17 pm
Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes
Aktualitet

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes

30 Korrik, 2025 5:06 pm
Art e stil i guximshëm, Elton Ilirjani mahnit me performancën në “Expo 2025 Osaka”!
Aktualitet

Art e stil i guximshëm, Elton Ilirjani mahnit me performancën në “Expo 2025 Osaka”!

30 Korrik, 2025 4:57 pm
Dënohet me burg përjetë Azgan Mërnica/ Vrau efektivin e policisë
Aktualitet

Dënohet me burg përjetë Azgan Mërnica/ Vrau efektivin e policisë

30 Korrik, 2025 4:39 pm
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
Aktualitet

GJL lë në fuqi masën e sigurisë për dy ish-zyrtarët e akuzuar për sulmin ndaj SPAK

30 Korrik, 2025 3:56 pm
Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO
Aktualitet

2 mijë € për legalizimin e shtëpisë, dënohet me burg ish-zyrtari i Kadastrës Fier

30 Korrik, 2025 3:40 pm
Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet
Aktualitet

Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet

30 Korrik, 2025 3:17 pm
Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE
Aktualitet

Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE

30 Korrik, 2025 3:04 pm
Para
Foto/ Çfarë e bashkoi prapë ambasadorin Lu me Ylli Manjanin?

Foto/ Çfarë e bashkoi prapë ambasadorin Lu me Ylli Manjanin?

Këto 4 shenja horoskopi janë miqtë më besnikë, sipas astrologjisë

Këto 4 shenja horoskopi janë miqtë më besnikë, sipas astrologjisë

Skandali në Eurosong/ I mori mikrofonin këngëtares britanike, zbulohet çfarë tha personi

Skandali në Eurosong/ I mori mikrofonin këngëtares britanike, zbulohet çfarë tha personi
















TE FUNDIT

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
30 Korrik, 2025

Kodi i ri Penal i propozuar nga Ministria e Drejtësisë po ngjall debate të forta në radhët e juristëve dhe...

Lexo më shumë

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
30 Korrik, 2025

Izraeli mund të kërcënojë me aneksimin e pjesëve të Gazës për të rritur presionin ndaj Hamasit – grupit palestinez të...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
30 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 31 korriku është afati i fundit për bizneset dhe subjektet që kanë zaptuar hapësira...

Lexo më shumë

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste
30 Korrik, 2025

Republika Çeke e ka barazuar propagandën komuniste me propagandën naziste. Partia Komuniste e këtij shteti anëtar të BE ka dhjetëra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com