Kronikë

Akuza/ 7 të arrestuar, mes tyre zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 01/02/22 |
Opi Nion

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se merrnin shuma të ndryshme parash për të falsifikuar dokumentet për xhamat e zinj të makinave.

Mes të arrestuarve janë disa zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor, si dhe një mjek familjeje. Arrestimi i tyre është bërë pas lëshimit të urdhër-arresteve nga Prokuroria e Tiranës.

Sipas autoriteteve, zyrtarët e Transportit Rrugor dhe mjeku i familjes u premtonin dhe u siguronin disa shtetasve nga Tirana dhe Durrësi certifikata përshtatshmërie për xhamat e errësuar të automjeteve, kalimin e kontrollit teknik të mjeteve dhe pajisjen me dokumente mjekësore për mospërdorimin e rripit të sigurimit, kundrejt shpërblimit monetar nga 10.000 – 30.000 lekë të rinj. /Opinion.al

Pas