Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktrimi i Edi Ramës dhe loja me dhimbjen për elektriçistin e vrarë 

2016/08/12 at 7:44 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Aktrimi i Edi Ramës dhe loja me dhimbjen për elektriçistin e vrarë 

Zamir Velaj u qëllua me thikë ditën e djeshme, teksa kryente detyrën e tij si elektriçist i OSHEE-së. Ngjarja ndodhi në fshatin Oblikë të Shkodrës, ndërsa autori i ngjarjes u identifikua si, Martin Zefi, debitor i kompanisë, i cili i ka kërkuar Velajt t’i rilidhë dritat e prera, për shkak të debise.


Por ndërsa, familjarët kryejnë nderimet e fundit per njeriun e tyre të dashur, Kryeministri dhe ndjekësit e tij, vazhdojnë të aktrojnë e të përdorin politikisht dhimbje të tilla.

Edi Rama del sot të luajë rolin e radhës. Atë të njeriut të prekur nga dhimbja për punonjësin e OSHEE-së, që humbi jetën dje. Por, në vend që të shkonte në familjen e të ndjerit, Kryeministri i vendit u mjaftua me një homazh të shkruar në FB, në faqen ku çdo ditë trumbeton arritjet e tij dhe të qeverisjes së tij të suksesshme. Kaq vlen jeta e një njeriu zoti Kryeministër?

Një elektriçist u vra në krye të detyrës. Të gjitha mediat dhe portalet pasqyruan gjatë ditës së djeshme, por edhe sot lajmin e rëndë, që Rama nuk ka dashur ta lexojë. Kryeministri është mjaftuar me disa fjalë ngushëlluese, e sërish duke aktruar e duke luajtur me dhimbjen e njerëzve të thjeshtë, gjen rastin të tregojë arritjet e qeverisjes së tij kundër lidhjeve elektrike të paligjshme. A është ky rasti zoti Rama? Apo ndosha është rasti kur Drejtori i OSHEE-së duhet të shkojë e të takojë familjarët  e Zamir Velajt në këtë moment dhimbjeje? Por të gjithë janë shumë të zënë. Rama me postimet e tij në Facebook dhe drejtori i OSHEE-se me pushimet e verës në jug të vendit, nga ku guxon të japë edhe intervista, natyrisht në kënde të mbyllura, të mos identifikohet sfondi.

Ne foto: Ardian Cela, drejtor i OSHEE

ardian cela

Mbase në vend që të na japin leksione aktrimi, do ishte mirë që Rama dhe shpura e tij, të siguronin jetën e njerëzve të thjeshtë që punojnë, e që në mënyrë të ndershme duan të sigurojnë jetesën. Për fat të keq, rasti i të ndjerit Zamir Velaj, nuk është i vetmi!

Lexoni të plotë Statusin e Ramës

HOMAZH ELEKTRIÇISTIT TË VRARË

Ndershmëria nuk bën lajm!

Therja barbare me thikë e një punonjësi të shtetit që nuk korruptohet, po kryen detyrën me përkushtim, si qindra të tjerë në kompaninë më të suksesshme publike të Shqipërisë, OSSHE, dhe gjen vdekjen duke i shërbyer interesit publik, po kalon thuajse pa u vënë re!…

Siç pritet, nuk e ve re hiç këtë masakër mbi shërbëtorin e shtetit, Partia Demokratike. E cila mjerisht, mezi e pret krimin e radhës, për të akuzuar Policinë e Shtetit, Ministrin e Brendshëm apo mua vetë. Po nuk e venë re thuajse fare, humbjen e jetës së një burri 44-vjeçar në krye të detyrës, as edhe vetë gazetat online; ato të cilat fatkeqësisht, shkojnë përditë shumë përtej lajmeve reale, e nuk lënë gënjeshtër e fantazi pa publikuar si lajm, skandal apo bombë.

Babai që la jetim një djalë 17 vjeçar, pse nuk pranoi t’i lidhte korentin në mënyrë të paligjshme një kafshe me dy këmbë, është shumë jashtë modës së imponuar nga kultura vulgare, për të cilën çdo njeri që punon për shtetin është hajdut, i paaftë, fanatik etj.etj.!

Në fakt jo!

Fatmirësisht jo dhe jo!

Sepse janë punonjësit e aftë e të ndershëm që e kthyen OSSHE-në, nga një gur në qafën e Shqipërisë, buzë humnerës energjitike e financiare të vitit 2013, në një histori suksesi që deri dje nuk e besonte thuajse askush në këtë vend dhe asnjë institucion ndërkombëtar financiar për be; sepse “shqiptarët janë mësuar ta vjedhin energjinë”; sepse “nuk çrrënjoset kultura çerekshekullore e vjedhjes së korentit në Shqipëri”; sepse “jemi të varfër dhe kemi të drejtë t’i vjedhim dritat” dhe “kështu do vazhdojmë tërë jetën, se ky vend nuk bëhet” e bla-bla-bla, plot broçkulla si këto…

Po ja që u bëka! Dhe ja që energjia po kthehet dita-ditës, nga një kuje e zezë kombëtare në një sektor që po le pas krizën çerekshekullore. E jo vetëm kaq, po edhe disa vjet të tjera, e sektori energjitik do të jetë burim kryesor i forcës së këtij vendi dhe mirëqenies së këtij populli. Nuk u bë kjo çudi vetëm se doli, më në fund, një qeveri që nuk thotë vidhi dritat po votën ma jep mua, po sepse njerëzit si Zamir Velaj, ndjesë pastë, bënë dhe bëjnë detyrën, me ndershmëri e përkushtim, në terrenin e një beteje tmerrsisht të vështirë, kundër kulturës mizerabël të vjedhjes e të justifikimit të vjedhjes së dritave dhe të përfoljes e përbaltjes të çdo njeriu që punon, e të çdo pune që bëhet!

Zamir Velaj nuk është viktima e parë e agresionit të egër fizik kundër punonjësve të OSSHE-së. Të tjerë janë goditur më parë, janë terrorizuar, plagosur, kanë luftuar me vdekjen në spitale apo kanë humbur edhe jetën, qyshse nisi reforma historike e energjisë! Po njësoj si Zamiri, nuk kanë bërë lajm thuajse fare, sepse lajmet nga ky sektor dhe kuja politike e mediatike, u është rezervuar qysh në fillim, vjedhësve “të shkretë” të energjisë!

Por OSSHE-ja ka vazhduar të bëjë progres, pikërisht sepse nuk janë më disa kokrra si deri dje, po është shumica e punonjësve të kompanisë së rilindur nga rrënojat, që prej kohësh tanimë, bën detyrën me ndershmëri e përkushtim. Të korruptuarit s’ka dyshim se nuk janë një farë e zhdukur prej aty, aspak jo! Por ama janë njerëzit si Zamir Velaj që përbëjnë shumicën. Dhe OSSHE-ja është vetëm një shembull i mirë e kuptimplotë nga Shqipëria, ku ndryshe nga çfarë propagandon përditë kultura vulgare e përfoljes dhe përbaltjes së të gjithëve, gjërat janë ca më ndryshe. Madje shumë më ndryshe!

Ngushëllimet e mia më të ndjera Geraldit, djalit të Zamirit, bashkëshortes së tij, Dhuratës, si edhe tri motrave që humbën vëllanë e vetëm!

Mirënjohje dhe respekt për Zamir Velajn dhe për të rënët e tjerë në krye të detyrës, në frontin e kësaj beteje kaq të vështirë dhe jetike për shoqërinë tonë! Po edhe për të gjithë kolegët e koleget e të ndjerit, ngushëllime, mirënjohje dhe respekt gjithashtu.

I paharruar qoftë kujtimi i Zamirit dhe përparimi i mëtejshëm i kompanisë në rrugën e suksesit e në përmbushjen me cilësi gjithnjë e më të mirë të shërbimit ndaj konsumatorëve, qoftë shprehja e vazhdueshme e mirënjohjes dhe respektit tonë për të ndjerin.

Etiketa: edi ramaelektricistiOSHEEZamir Velaj


Ju sugjerojmë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
Sport

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

26 Tetor, 2025 10:14 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

26 Tetor, 2025 9:09 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

26 Tetor, 2025 8:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Para
FOTOT/ Ja si “lulëzojnë” plehrat në Malin e Robit

FOTOT/ Ja si “lulëzojnë” plehrat në Malin e Robit

Video/Armina komenton deklaratat e Sadijes: Më vjen mirë që gjërat u qartësuan!

Video/Armina komenton deklaratat e Sadijes: Më vjen mirë që gjërat u qartësuan!

Basha: Gati ligji për Arsimin e Lartë

Rrëfimi i Lulzim Bashës për takimin e fundit me Metën, ambasadorët dhe deputetët rebelë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
26 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com