Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktpadia për përdhunim ndaj Trump, juria mblidhet të marrë vendimin

2023/05/09 at 4:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktpadia për përdhunim ndaj Trump, juria mblidhet të marrë vendimin

Një juri në Nju Jork nis sot procesin e peshimit të argumenteve dhe fakteve për të marrë një vendim lidhur me padinë civile kundër ish-Presidentit Donald Trump.

Ish-gazetarja dhe shkrimtarja E. Jean Carroll e ka akuzuar zotin Trump për përdhunim. Sipas saj ngjarja ka ndodhur në një dyqan luksoz në Manhatan në vitin 1996.

Zoti Trump, i cili nuk pranoi të dëshmonte në sallën e gjyqit, i ka hedhur poshtë akuzat e zonjës Carroll dhe ka shtuar se nuk e njeh fare atë.

Ditën e hënë, gjatë paraqitjes së argumenteve mbyllëse, avokati i zotit Trump, Joe Tacopina, tha se historia e zonjës Carroll është shumë e dyshimtë për t’u besuar. Sipas zotit Tacopina, ajo e ka sajuar ngjarjen me qëllimin për të shitur një libër me kujtime të publikuar në vitin 2019, si dhe për të denigruar politikisht zotin Trump.

Avokatja e zonjës Carroll, Roberta Kaplan, i bëri thirrje jurisë të besojë klienten e saj, duke iu kujtuar anëtarëve të jurisë, ndër të tjera, komentet famëkeqe të zotit Trump të vitit 2005, ku ai shprehej se personat e famshëm mund t’u fusin duart grave mes këmbëve, edhe i pa pyetur.

“Ai (Donald Trump) as që u mundua të paraqitej këtu (në gjyq) personalisht”, tha zonja Kaplan, duke shtuar, se ato që zoti Trump kishte thënë në deponimin e tij të regjistruar, si dhe në komentet e tij publike, mbështesnin pretendimet e klientes së saj.

“Në një kuptim Donald Trumpi është një dëshmitar kundër vetvetes”, tha ajo. “Ai e di se çfarë ka bërë. Ai e di që e ka përdhunuar zonjën E. Jean Carroll”.

Gjatë dëshmisë së saj, 79-vjeçarja E. Jean Carroll” tha se ajo u takua rastësisht me zotin Trump, në dyqanin ‘Bergdorf Goodman’ përballë kullës Trump. Ajo tha se fillimisht ata po bënin shaka, duke ngacmuar njëri-tjetrin për të provuar disa të brendshme që shiste dyqani. Por më pas, zoti Trump hyri në dhomën e saj zhveshjesh, ku, sipas saj edhe e përdhunoi.

Avokati Tacopina u tha anëtarëve të jurisë se nuk kishte asnjë arsye për të thirrur zotin Trump si dëshmitar, në një kohë kur zonja Carroll as që e mbante mend se kur kishte ndodhur incidenti i pretenduar me zotin Trump.

Ai tha se zonja Caroll i sajoi akuzat, duke i kopjuar ato nga seriali televiziv “Law and Order”, i vitit 2012, në një episod të të cilit, një grua përdhunohet në dhomat e zhveshjes, në seksionin e të brendshmeve, të dyqanit ‘Bergdorf Goodman’.

Në dëshminë e tyre në gjyq, dy nga miqtë e zonjës Carroll thanë se ajo u kishte treguar atyre rreth asaj që kishte ndodhur me zotin Trump, pak pas incidentit, dhe shumë vite përpara se të transmetohej seriali “Law and Order”./VOA

Etiketa: aktpadidonald trumpE. Jean Carrollperdhunim

Ju sugjerojmë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
Para
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën

Bill Gates tregon pse i frikësohet inteligjencës artificiale

Sulmet ajrore të Izraelit, humbin jetën 13 palestinezë dhe plagosen 20 të tjerë

Sulmet ajrore të Izraelit, humbin jetën 13 palestinezë dhe plagosen 20 të tjerë

Aksident i rëndë në Gjermani/ Kamioni përplaset me autobusin, 52 persona të plagosur

Aksident i rëndë në Gjermani/ Kamioni përplaset me autobusin, 52 persona të plagosur

TE FUNDIT

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com