Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktpadi ndaj 11 republikanëve, deklaruan në mënyrë të rreme se Trump i fitoi zgjedhjet në Arizona në vitin 2020

2024/04/25 at 8:59 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndalimi i abortit në Arizona/ Ish-presidenti Trump: I tepruar!

Njëmbëdhjetë republikanë që paraqitën një dokument në Kongres duke deklaruar në mënyrë të rreme se republikani Donald Trump mundi demokratin Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Arizona, përballen me aktakuza për komplot, mashtrim dhe falsifikim.

Arizona është shteti i katërt që ngre akuza kundër “elektorëve të rremë”.

Të njëmbëdhjetë personat që ishin emëruar për të qenë elektorë republikanë të Arizonës u takuan në Feniks më 14 dhjetor 2020, për të nënshkruar një certifikatë ku thuhej se ata ishin “elektorë të zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe të kualifikuar” dhe duke pretenduar se zoti Trump i kishte fituar zgjedhjet në atë shtet.

Një video nga ajo ceremoni nënshkrimi u postua në atë kohë në rrjetet sociale nga Partia Republikane e Arizonës. Certifikata më pas iu dërgua Kongresit dhe Arkivit Kombëtar, por nuk u mor parasysh. Padi janë ngritur edhe ndaj shtatë të tjerëve, emrat e të cilëve do të bëhen publik pasi ata të njoftohen zyrtarisht.

Zoti Biden i fitoi zgjedhjet në Arizona me më shumë se 10,000 vota. Nga tetë paditë që sfiduan pa sukses fitoren e zotit Biden në atë shtet, njëra u ngrit nga 11 republikanët të cilët më vonë do të nënshkruanin certifikatën që e shpallte zotin Trump si fitues.

Padia e tyre i kërkoi një gjykate që të anulonte certifikimin e rezultatit që i dha demokratit Biden fitoren në Arizona dhe ta bllokonte shtetin që t’i dërgonte dokumentet në Kolegjin Zgjedhor.

Gjykatësja e qarkut, Diane Humetewa, e hodhi poshtë padinë e republikanëve duke argumentuar se nuk kishte baza ligjore, kishin pritur shumë gjatë për ta ngritur çështjen e tyre dhe kishin “dështuar që të ofronin para gjykatës fakte që mbështesnin pretendimet e tyre të jashtëzakonshme”.

Disa ditë pas rrëzimit të padisë, të 11 republikanët morën pjesë në nënshkrimin e certifikatës. Aktpaditë në Arizona vijnë pas padive të ngritura kundër elektorëve të rremë në shtete të tjera, mes tyre Nevada, Miçigani, Uiskonsin, Xhorxhia, Pensilvania dhe Nju Meksiko./VOA

Ju sugjerojmë

Reshje të dendura në Vlorë/ Vjosa del nga shtrati, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët
Aktualitet

Reshje të dendura në Vlorë/ Vjosa del nga shtrati, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët

7 Janar, 2026 8:33 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 janar 2026

7 Janar, 2026 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

7 Janar, 2026 8:30 am
Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Para
Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova

Iu gjetën në breg veshjet dhe biçikleta, nisin kërkimet për trupin e 58-vjeçarit në Prrenjas

A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?

A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?

Në mjet me 10 kg drogë, arrestohen 2 persona në Korçë

Në mjet me 10 kg drogë, arrestohen 2 persona në Korçë

TE FUNDIT

Reshje të dendura në Vlorë/ Vjosa del nga shtrati, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët

Reshje të dendura në Vlorë/ Vjosa del nga shtrati, dëmtohen banesa dhe çahen rrugët
7 Janar, 2026

Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka rrëshqitur rruga, si dhe janë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 7 janar 2026

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
7 Janar, 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
7 Janar, 2026

Dashi Sot Hëna të fton të ngadalësosh ritmin, edhe pse Marsi brenda teje të nxit të veprosh. Kjo është një...

Lexo më shumë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com