Aktorja ukrainase Oksana Shvets ka vdekur në moshën 67-vjeçare, pasi godina ku ajo ganonte u godit nga një raketë e forcave ruse.
Ajo jetonte në Kiev, ndërsa lajmi i hidhur u bë publik në rrjetet sociale.
Kolegët e saj shprehën “dhimbjen” për vdekjen e saj.
“Kujtim i ndritshëm për aktoren e talentuar!” thuhet në deklaratë.
“Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë!”
Aktorja, e lindur në vitin 1955, pati një karrierë dhjetëvjeçare në teatër dhe film. Ajo ishte një nga artistet më të arrira të Ukrainës shkruajnë mediat e huaja./Opinion.al