Çifti i aktorëve Eva Mendez dhe Rayn Gosling kanë zgjedhur të kenë një profil të ulët publik, madje fëmijët e tyre nuk i kanë ekspozuar ndonjeherë në media.
Gjatë një eventi ku ka qenë pjesë Mendez është pyetur rreth rritjes së vogëlusheve. Ajo ka theksuar se po përpiqet t’u mësojë vajzave gjuhën spanjolle për shkak të origjinës së saj latine.
Megjithatë aktorja e njohur ka theksuar se diçka e tilë është shumë e vështirë.
“Është shumë e vështirë ta realizosh këtë gjë. Kur e thua duket sikur do kryhet shpejt, por unë dhe Ryan po kalojmë shumë vështirësi në këtë aspekt”,-u shpreh aktorja./Opinion.al/