Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jessica Simpson është bërë nënë për herë të tretë. Përmes një foto në rrjete sociale ajo ka bërë të ditur se është bërë nënë e një vajze, e cila ka lindur 4.5 kg.
Aktorja është nënë e një vajze Maxwell Drew dhe një djali Ace Knute me të mëdhenj me bashkëshortin e saj Eric Johnson.
Emri që çifti ka zgjedhur për anëtaren më të re të familjes është Birdie që do të thotë ‘zog i vogël’. “Ne jemi kaq të lumtur dhe krenarë t’ju njoftojmë lindjen e vajzës tonë perfekte Birdie Mae Johnson”,-ka shkruar Jessica./Opinion.al/