Këngëtarja Aurela Gaçe ka treguar detaje rreth klipit të këngës së fundit që ka publikuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja tregon se sa të vështirë e pati të gjente modelin apo aktorin për klipin e këngës “Në të zënça”.
Aurela tregon se kur ka takuar rastësisht aktoren e humorit Delina Dishën, i është kujtuar se bashkëshorti i saj mund të ishte personazhi i duhur për klipin.
Madje këngëtarja tregon edhe batutat mes saj dhe aktores së humorit.
“Isha në kërkim të një modeli&aktori për klipin e ri. Isha në hall.
O i gjeja shumë të rinj, o shumë të ëmbël, o shumë portrete tip mafie( s’më shkonin me këngën) e, s’po gjeja atë që ne e quajmë “Danoç” që e do gjithë lagjja përshembull.
Takoj rastësisht Delina Dishën edhe pap- pap mendimi i parë që më erdhi….uuuuu burri i Delit është fiks edhe u hodha në sulm
I them- , A do ma japësh një çikë burrin?
Ajo që e njeh humorin tim, plus dihet që është “nona” me rrolet e saj,
direkt ma hodhi batutën-
-Ta lë moj çupë, ta lë, po se mos e bën rrugë”-shkruan Gaçe./Opinion.al