Ceremonia e tyre e dytë e martesës në Francë ka qenë në qendër të vëmendjes së të gjitha mediave. Por imazhet nga dasma e këngëtarit Joe Jonas dhe aktores së “Game of Thrones”, Sophie Turner ishin të pakta.
Deri ditën e sotme kur të dy në rrjetet e tyre sociale kanë publikuar të njëjtën foto. Sophie dukej më e bukur së kurrë e veshur me ‘Louis Vuitton’, në një fustan nusërie përrallash.
Krahas imazhit të publikuar, Sophie ka shkruar: “Zoti dhe Zonja Jonas”. Në muajin maj ata realizuan ceremoninë e parë martesore në fshehtësi të plotë në Las Vegas./Opinion.al/