InstaBIZ

Aktorja bllokon trafikun, Polici e ndalon i thotë: Martohu me mua!



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 29/04/16 |
root

Aktorja e 2XL Oriana Cama bllokon trafikun në qendër te Tiranës! 27­ vjeçarja e diplomuar për regji është e njohur për publikun me rolin e Dones (me batutën: e do ti e do ti, ta jep Dona ty!) në spektaklin e humorit ‘Portokalli dhe tashmë është pjesë e Apartamentit 2XL. Oriana njihet si artiste që qëndron larg intervistave dhe publicitetit, madje shpesh herë është kategorike me refuzimet e saj për të dhënë intervista.

Madje edhe profilet e saj në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram janë private dhe të kontrolluara vetëm për miqtë e saj. Duket se aktorja nuk e mat suksesin e saj me ndjekësit nëpër rrjetet sociale siç veprojnë shpesh kolegët e saj. Por në një video të publikuar, duket që Oriana me skanfandër motori në kokë që kërcen në mes të rrugës në sheshin “Skëndërbej”, e pashqetësuar nga automjetet që kalojnë pranë saj.

Gjest i cili duket se ka habitur drejtuesit e automjeteve. Euforia e artistes ka zgjatur vetëm pak momente , pasi sic shikohet nga fotografitë që vetë Oriana ka publikuar në Instagram ajo është ndaluar nga Policia Rrugore, me të cilët ka bërë batuta. Madje Oriana ka marrë edhe një propozim martese nga një polic rrugor siç duket i impresionuar nga “cmenduria” e artistes, më pas është lënë e lire./balkanweb

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas