InstaBIZ

Aktorja amerikane martohet në fshehtësi të plotë


               Publikuar në : 18:30 - 21/10/19 |
xhu lia

Aktorja e njohur  amerikane Jennifer Lawrence i dha fund beqarisë në fshehtësi të plotë.

Ajo dhe i fejuari i saj Cooke Maroney i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në një ceremoni të fshehtë të organizuar një ditë më parë në një rezidencë luksoze në Rhode Island.

Mediat e huaja kanë shkruar se të pranishëm në dasmën prej 150 vetash ishte edhe emra të njohur si Amy Schumer, Emma Stone, Adele dhe Kris Jenner.

Sipas mediave thuhet se Laërence ka veshur një fustan nusërie nga Dior, mirëpo deri tani nuk është publikuar asnjë foto e tyre nga dasma./Opinion.al/

Pas