InstaBIZ

Aktori turk tregon si ndryshoi drastikisht pas martesës me Almeda Abazin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:04 - 16/10/18 |
el ida

Ai është një ndër aktorët më të dashur turk për publikun shqiptar. Jo vetëm për faktin se pëlqehet shumë rolet e tij në seriale të ndryshme, por është edhe bashkëshort i aktores shqiptare, Almeda Abazit.

Tolga dhe Almeda e kurorëzuan dashurinë e tyre 3 vjeçare në Las Vegas. Ata bënë një ceremoni të veçantë mes familjarësh dhe miqsh. Por, sigurisht, kalimi i marrëdhënies së tyre në një stad tjetër, ka kërkuar edhe disa ‘ndryshime’ nga ana e të dyve.

Në rastin e Tolgahan, ky ndryshim jo vetëm që është pasqyruar, por vetë aktori e quan si gjënë më të mirë që mund të kishte bërë.

“Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Madje, mund të them se ndonjëherë mund të tregohesh edhe agresiv, gjithmonë në kontekstin verbal të agresivitetit. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar. Dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj,” ka thënë aktori.

Pas