Kronikë

“Aktori qëlloi gruan me çekiç”, policia e New York për vdekjen e çiftit shqiptar në SHBA



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:02 - 26/11/22 |
Opi Nion

Mediat amerikane shkruajnë se Policia në New York ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vdekjen e çiftit shqiptar, Florind Belliu dhe bashkëshortes së tij Ornela Shehi, në gusht të këtij viti.

Autoritetet kanë dalë në konkluzionin se ngjarja ishte vrasje dhe vetëvrasje.

Kjo pasi sipas policisë, 35-vjeçari Florind Belliu e dhunoi bashkëshorten e tij Ornela Shehi me çekiç përpara se ajo të binte nga kati i 6 i apartamentit ku jetonin, mëngjesin e 6 Gushtit.

Vetëm pak momente më pas është hedhur nga apartamenti edhe aktori Belliu, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Vetëm pak çaste para rënies, fqinjët thanë se kishin dëgjuar të bërtitura. Në momentin e ngjarjes së rëndë në shtëpi ndodheshin edhe dy djemtë e vegjël të çiftit. Fqinjët treguan po ashtu se kishin dëgjuar njërin prej tyre të thërriste “Mami! Mami!”, në momentin që ata ranë nga kati i 6.

Zyra e Mjekësisë tha se plagët vdekjeprurëse të Shehit ndodhën para se të binte nga dritarja mëngjesin e 6 gushtit, ndërsa policia përmendi një sherr mes të dashuruarve para vdekjes.

Pas