Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktori që tejkalon aftësitë ndryshe: Besoni në veten tuaj, ju mund të ndryshoni botën

2023/10/24 at 9:59 AM
në -U tha në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Aktori që tejkalon aftësitë ndryshe: Besoni në veten tuaj, ju mund të ndryshoni botën

RJ Mitte, një aktor amerikan që është pjesë e rëndësishme e serialit “Breaking Bad” në “Netflix” ishte në Tiranë në kuadrin e Javës Amerikane të Kulturës.


Ai është një person që ka dalë mbi kufizimet fizike për të luajtur një rol jo vetëm shumë të sukseseshëm, por edhe për t’u kthyer në një ambasador të rëndësishëm të njerëzve me aftësi të kufizuar.

Intervista e tij për emisionin “Opinion” në Tv Klan është shumë interesante, jo vetëm për eksperiencën  e tij, por edhe si njerëz të tillë mundohen të integrohen në shoqëri.

Intervista e plotë e RJ Mitte dhënë për emisionin “Opinion”:

Blendi Fevziu: Zoti RJ Mitte, si jeni?

RJ Mitte: Jam shumë mirë.

Blendi Fevziu: Si ka qenë udhëtimi juaj në Shqipëri?

RJ Mitte: Është shumë bukur. Keni një vend shumë të bukur.

Blendi Fevziu: Dhe ju jeni këtu në një ditë shumë të bukur.

RJ Mitte: Është e mrekullueshme.

Blendi Fevziu: Është një udhëtim i gjatë apo do të qëndroni për pak ditë?

RJ Mitte: Fatkeqësisht jam këtu vetëm për 4 ditë. Erdha ditën e hënë, të martën por kam qenë vazhdimisht në lëvizje, kam takuar aktivistë, filantropë dhe disa njerëz në parlament. Ka qenë diçka e jashtëzakonshme.

Blendi Fevziu: Ka qenë një përvojë shumë e mirë.

RJ Mitte: Ka qenë shumë bukur.

Blendi Fevziu: Por ju keni vizituar vetëm kryeqytetin, vetëm Tiranën…

RJ Mitte: Tani për tani. Një ditë do të shkoj në jug. Nuk më kujtohet emri i qytetit.

Blendi Fevziu: Vlora.

RJ Mitte: Më duket. Vlora. Ndoshta. Planifikoj të kthehem. Planifikoj të vij sërish…

Blendi Fevziu: Jam i sigurt se do të vini sërish në vendin tim.

RJ Mitte: Po.

Blendi Fevziu: Megjithatë, përpara se të vinit këtu, kishit ndonjë ide për Shqipërinë?

RJ Mitte: Po. Një prej miqve të mi më të mirë është nga Shqiptaria. Është nga Shkodra.

Blendi Fevziu: Një prej miqve tuaj më të mirë është nga Shkodra?

RJ Mitte: Po.

Blendi Fevziu: Dhe keni mësuar nga ai për Shqipërinë?

RJ Mitte: Kam mësuar shumë gjëra nga ai gjatë viteve… Diçka që më pëlqen për Shqipërinë është se shqiptarët janë shumë krenar për kulturën e tyre dhe e përfaqësojnë shumë mirë. Ai ka tatuazh shqiponjën dykrenare.

Blendi Fevziu: Kjo do të thotë se ai është një shqiptar i vërtetë.

RJ Mitte: Po. E ka të shënuar përjetë.

Blendi Fevziu: Dhe e keni shijuar vendin apo jo?

RJ Mitte: Shumë.

Blendi Fevziu: Le të themi se reagimi juaj ishte njësoj me idetë tuaja përpara se të vinit këtu?

RJ Mitte: Ideja ime e parë për ardhjen time këtu, duke njohur disa shqiptarë dhe sa të apasionuar janë dhe sa mikpritës, të ngrohtë dhe të sjellshëm… këto ishin pritshmëritë e mija dhe ishin të sakta.

Blendi Fevziu: Çfarë ju shtyu për tu bërë advokues për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara?

RJ Mitte: E bëra për veten. Arsyeja është se do të doja të kisha më shumë advokues në jetën time, në media dhe në kinematografi. Nëpërmjet ‘Breaking Bad’ kuptova se mu dha mundësia të jem i tillë për të tjerët.

Blendi Fevziu: Si ka qenë përvoja juaj në ‘Breaking Bad’?

RJ Mitte: E jashtëzakonshme. Ishte një familje. Kishim një cilësia shumë të lartë pune. Shkrimi ishte po ashtu i jashtëzakonshëm. Ajo që ju pat në serial, ishte shkruar tek skenari. Nga mënyra se si ecnim, si uleshim. Gjithçka ishte shkuar për ne.

Blendi Fevziu: Po.

RJ Mitte: Pra, kur ne morëm skenarët tonë, i pamë dhe thamë: në rregull, e di fiks se çfarë duhet të bëj.

Blendi Fevziu: E dinit që përpara.

RJ Mitte: Po, përpara se të shkosh aty.

Blendi Fevziu: Dhe si ka ndikuar eksperienca juaj personale advokacinë tuaj?

RJ Mitte: E ka ndikuar mjaft sepse me paralizën cerebrale, me aftësinë time të kufizuar, u përballa me sfida të cilat mund të duken si jo të zakonshme për disa njerëz, megjithatë janë mjaft të shpeshta. Ne përballemi me shumë vështirësi të ngjashme kur kemi një aftësi të kufizuar.

Blendi Fevziu: Nuk është e lehtë.

RJ Mitte: Nuk është e lehtë. Ka një perspektiv e njerëzve me aftësi të kufizuara se janë më të dobët, se janë të sëmurë, ose gjëra të tjera të tilla. Mësova se këto gjërat nuk janë të vërteta. Të dish është fuqi. Pasja e një aftësie të kufizuar të jep dije që askush tjetër nuk ka për të kuptuar.

Blendi Fevziu: Keni të drejtë. Sa është e vështirë është të përballesh me probleme të tilla?

RJ Mitte: Është shumë e vështirë. Unë jam me shumë fat për mënyrën se si jam rritur sepse bëra fizioterapinë, logopedinë dhe shumica e njerëzve nuk i kanë të gjitha këto.

Blendi Fevziu: Mund të më thoni pak për rolin tuaj si ambasador i spitaleve Shriners për fëmijë (Shriners Hospitals for Children)?

RJ Mitte: Roli im me Shriners është të advokoj dhe të rris ndërgjegjësimin për ndikimin që ka spitali. Kështu u diagnostikova unë, nëpërmjet spitaleve Shriners. Roli im është të ndihmoj në mbledhjen e fondeve, në rritjen e ndërgjegjësimit, si dhe të advokoj për fëmijët brenda në spitale që të jetojnë për ëndrrat e tyre dhe të besojnë te vetja e tyre dhe shpresoj duke hapur derën për të tjerët.

Blendi Fevziu: Cili është mesazhi juaj personal që sillni në Shqipëri gjatë javës amerikane të aktivizmit?

RJ Mitte: Kam disa mesazhe. Kam disa.

Blendi Fevziu: Mi thoni të gjitha mesazhet.

RJ Mitte: Një prej mesazheve të mija që më pëlqen t’ia përçoj njerëzve është se… sidomos atyre me aftësi të kufizuara, është se ne na thuhet se nuk mund të bëjmë këtë gjë, se asnjëherë nuk mund të ecim në mënyrën e duhur, asnjëherë nuk do të flasim në mënyrën e duhur, nuk mundesh këtë, nuk mundesh atë…

Blendi Fevziu: Duhet ta refuzosh…

RJ Mitte: Duhet ta refuzosh këtë gjë sepse të mos mundesh të bësh diçka është një vendim. Dhe neve na thuhen këto gjëra se nuk mund ti bësh këto gjëra.

Blendi Fevziu: Duhet të jeni shumë i fortë…

RJ Mitte: Duhet…

Blendi Fevziu: Për t’i mposhtur të gjitha këto.

RJ Mitte: Duhet. Fillon duke besuar tek vetja, që ti i aftë ti arrish këto objektiva. Mund të mos ndodhi brenda natës por nëpërmjet praktikës, dhe arsimit dhe vullnetit për të mësuar, ti mund ti arrish të gjitha qëllimet dhe ëndrrat që ke.

Blendi Fevziu: Cilat kanë qenë çastet më të rëndësishme sipas përvojës tuaj?

RJ Mitte: Në çaste të tilla. Në çaste ku unë jam në një shtet të tillë të pasur me histori dhe trashëgiminë dhe do të zhvilloj një komunitet individëve dhe do të japë mundësi. Kam zbuluar se kur ke mundësi të takosh njerëz në rrugë dhe të flasësh me komunitete të cilat janë uritura për një ndryshim të tillë, të cilat janë të uritura për këto lloj mundësish, dhe të shikosh se si ne të gjithë mund të punojmë së bashku për ti arrirë këto objektivat… Këto përvoja janë të jashtëzakonshme.

Blendi Fevziu: Po, por a është shoqëria e gatshme të mirëpres njerëzit me aftësi të kufizuara?

RJ Mitte: Mendoj se po. Besoj se po.

Blendi Fevziu: Sepse jemi duke folur për shoqëri të ndryshme. Shoqëritë e mirëzhvilluara ndoshta e pranojnë por ka disa shtete të tjera ku njerëzit me aftësi të kufizuara në përgjithësi lihen mënjanë…

RJ Mitte: Lihen në errësirë. Qëllimi im si një aktivist është të shkoj në këto komunitete dhe ti tregoj se kështu duket aftësia e kufizuar. Nuk është dikush i cili nuk mundet të kontribuojë në shoqëri. Nuk është dikush që mendon se pa vlerë. Këta njerëz janë asete për komunitetin tonë. Kanë dije. Dhe nëse do i jepje mjetet për tu rritur do të ndryshonin gjithçka dhe të gjithë në mënyrë pozitive.

Blendi Fevziu: Dhe si fillim ata kanë nevojë të jenë pjesë e një komuniteti aktiv. Ky është problemi.

RJ Mitte: Pikërisht.

Blendi Fevziu: Mbaj mend kur isha student, përpara shtëpisë time, ishte një fëmijë me aftësi të kufizuara i cili nuk mundte të luante futboll me ne, nuk mundej të na ndiqte por si mund të ndryshonin këtë ndenjën e tij? Si mund ta ndryshojmë dhe ta përfshijmë këtë djal?

RJ Mitte: Duke folur me të.

Blendi Fevziu: Duke folur me të. Është e rëndësishme.

RJ Mitte: Duke folur. Duke njohur situatën. Edhe pse ata fizikisht mund të mos jenë në gjendje të luajnë, ata duhen ftuar, duhet ti thuash: ej, eja me ne, eja bëhu pjesë e grupit tonë…

Blendi Fevziu: Jemi të gjithë së bashku.

RJ Mitte: Jemi të gjithë së bashku njësoj. Dhe diçka lidhur me aftësitë e kufizuara, të gjithë ndikohemi nga aftësitë e kufizuara. Ose nga lindja, ose nga mosha. Të gjithë plakemi. Kur të plakeshit do të donit të trajtoheshin si personat me aftësi të kufizuara? Jo. Askush nuk do të trajtohet në këtë mënyrë.

Blendi Fevziu: Kjo është e rëndësishme mendoj.

RJ Mitte: Është shumë e rëndësishme.

Blendi Fevziu: Është shumë e rëndësishme. Më thoni diçka për ‘Breaking Bad’.

RJ Mitte: ‘Breaking Bad’ është një dramë për një burrë i cili merr vendimet e gabuar për arsyet e drejta. Udhëtimi i tij e çon tek humbja e familjes dhe te humbja e jetës së tij dhe ndikimit rrugës nga të cilat mund të mësojmë, si edhe nga gabimet e tjera që kemi bërë dhe të jemi në gjendje ti njohim ato.

Blendi Fevziu: Cili është sekreti i suksesit të ‘Breaking Bad’?

RJ Mitte: Pasioni.

Blendi Fevziu: Pasioni?

RJ Mitte: Pasioni. Pasioni ka qenë diçka që e kemi mbajtur gjatë gjithë serialit të ‘Breaking Bad’. Kishim kaq shumë pasion tek seriali jonë për atë që ishim duke bërë, për shkrimin, për njeri tjetrin. Kjo më pas u pasqyrua në ekran.

Blendi Fevziu: Si e shikoni karrierën tuaj si aktor?

RJ Mitte: Duke punuar.

Blendi Fevziu: Duke punuar?

RJ Mitte: Duke punuar fortë. Jam me shumë fat që kam mundësinë të bëj gjëra të jashtëzakonshme.

Blendi Fevziu: Si është një ditë normale pune për ju?

RJ Mitte: Është një ditë shumë shumë e gjatë.

Blendi Fevziu: Sa e gjatë?

RJ Mitte: Për mua është 24 orë në 24, 7 ditë në javë.

Blendi Fevziu: Le të mos krahasojmë jetët tona…

RJ Mitte: Jo, ju me patjetër punoni më fortë se unë. Megjithatë, unë jam duke drejtuar një OJQ të bazuar në Shtetet e Bashkuara, të bazuar në Teksas dhe kjo më merr mjaft kohë. Po ashtu kam audicionet dhe fomra të ndryshme të medias. Pra sot unë jam këtu. Sapo fola me nxënësit e aktrimit. Zhvilluam një klasë aktrimi sot. Kam një takim tjetër në drek. Kam takime të tjera nesër më pas kthehem në Shtetet e Bashkuara. Kam një ditë. Do të shkoj në Austin ku do të referoj në një konferencë dhe më pas do të shkoj te xhirimet e një filmi. Më pas do të rikthehem në mes të filmit…

Blendi Fevziu: Është një ditë e plot…

RJ Mitte: E gjithë java është një ditë.

Blendi Fevziu: E gjithë java është një ditë. Po. Përgëzime!

RJ Mitte: Faleminderit!

Blendi Fevziu: Gjëja e fundit para se të flasim për Shqipërinë, çfarë mesazhi keni për bashkëkombasve të mijë?

RJ Mitte: Mesazhi im është të besoni në atë që doni, të besoni në veten tuaj dhe mos kini frikë të dilni jashtë. Mos kini frikë të jeni ai që jeni. Këtë duan të shikojnë njerëzit. Duan të shikojnë se kush jeni në të vërtetë dhe nëse e tregoni këtë me tërë zemrën tuaj, dhe sinqeritet ju mund të ndryshoni botën.

Blendi Fevziu: Faleminderit shumë. Dhe cila ka qenë gjëja me interesante me të cilën jeni përballur në Shqipëri këtë javë? Gjëja më surprizuese..

RJ Mitte: Oh, plako…

Blendi Fevziu: Oh, plako… Kjo është pyetje e vështirë. Duhet të gjeni diçka.

RJ Mitte: Duhet të gjej diçka. Mendoj se është pasuria e kulturës dhe e mrekullueshme është se Shqipëria ka pasur mundësinë të mbrojë kaq shumë muze dhe të ruaj historinë këtu. Shumë vende nuk e bëjnë diçka të tillë. Të jesh në gjendje të kesh një histori kaq të pasur këtu në Shqipëri sëbashku me njerëz të ndrysëm të cilët mblidhen bashkë dhe ju mund ta shikoni këtë gjë kudo rreth nesh. Është e jashtëzakonshme

Blendi Fevziu: Ju do të riktheheni në Shqipëri?

RJ Mitte: Po, do të rikthehem? 100%.

Blendi Fevziu: Jeni i sigurt? Faleminderit shumë!

RJ Mitte: Faleminderit shumë. Ka qenë kënaqësi.

Blendi Fevziu: Ka qenë kënaqësi.

RJ Mitte: Ejani këtu.

Blendi Fevziu: Faleminderit./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Pse shtetet arabe refuzojnë refugjatët palestinezë nga Gaza?

Vriten gjashtë punonjës të OKB-së për refugjatët në Gazë

Pas vilës në Gjirin e Lalëzit, dhëndrit të Berishës i sekuestrohen edhe apartamentet në ish-kompleksin “Partizani”

Pas vilës në Gjirin e Lalëzit, dhëndrit të Berishës i sekuestrohen edhe apartamentet në ish-kompleksin “Partizani”

Del sot në gjyq “koka” e grupeve kriminale në Beograd, i akuzuar për 30 vrasje në Rusi. Blindohet gjykata e Shkodrës

Del sot në gjyq “koka” e grupeve kriminale në Beograd, i akuzuar për 30 vrasje në Rusi. Blindohet gjykata e Shkodrës
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com