Aktori i humorit të ‘Portokalli’ Florjan Binaj ka provuar këtë herë një eksperiencë të veçantë.
Ai ka vizituar Kanionin e bukur të Osumit. Teksa ishte duke bërë rafting, ai ka bërë një video të cilën e ka publikuar në profilin e tij në Instagram.
“Kjo është ujëvara e shampanjës në Kanionin e Osumit! Po u lage poshtë kësaj ujëvare i bie që u lage me shampanje”, shkruan aktori, teksa në sfond dëgjohet kënga e reperave kosovar Getoarit dhe Majkut, “Ajo”./opinion.al