Aktualitet

Aktiviteti që bëri bashkë presidentin Meta dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:11 - 25/05/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ndodhet në “Forumin e Lirisë Ballkanike” ku  po flitet për “Trendin aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, ndërsa e pranishme në këtë tryezë është edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, Senatorë dhe Kongresmenë nga SHBA, përfaqësues të qeverisë, si dhe shumë personalitete të ndryshme.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se trafikimi i qenieve njerëzore vijon të mbetet një fenomen shqetësues për Ballkanin dhe Evropën.

Presidenti thksoi se lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit, mbrojtjen e viktimave të mundshme dhe dënimin e autorëve të përfshirë.

“Pavarësisht përpjekjeve të shtuara e mekanizmave vijojnë vështirësitë dhe në mbështetjen e viktimave të mundshme. Shtetet e rajonit preken në dy mënyra. Nga njëra anë shumë prej banorëve migrojnë në vendet e BE, nga ana tjetër, individë të vendeve të treta kalojnë në vendin tonë me synim për të hyrë në BE. Rreth 17% e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore janë qytetarë nga rajoni ynë. Pavarësisht një sërë masash të marra ndër vite trafikimi i fëmijëve është ende shqetësues. Pandemia i bëri fëmijët dhe më të ekspozuar ndaj trafikimit ku vërehet dhe rritja e shfrytëzimit të fëmijëve në internet”.

Pas