Kryesore

Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama në Kosovë: Njollë turpi në histori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:01 - 29/06/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama do të nis vizitën dy ditore në Kosovë. Mësohet se shefi i qeverisë do të ketë sot dhe nesër takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Thaçi, kreut të PDK Veseli dhe disa personave të tjerë për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ka shkuar në Kosovë për të mësuar më shumë në lidhje me akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit.

Sipas Ramës, akuzat e ngritura ndaj tyre do të hyjnë si një njollë turpi në shekullin e XXI në historinë botërore të drejtësisë.

Presidenti Thaçi ka lajmëruar sonte në orën 20:00 një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Njoftimi i aktakuzave erdhi pak ditë para takimit të shumëpritur në Uashington ku pritej rinisja e dialiogut Kosovë-Serbi, por zhvillimet e fundit shtyn këtë takim për një datë tjetër.

Postimi i Ramës

NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË,E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!/ Opinion.al

Pas