Tetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat më armë zjarri në Francën Jugore. Mes të plagosurve është edhe një familje me 4 anëtarë. Sulmi ndodhi në orën 22.30 me orën lokale.
Sipas BBC, besimtarët braktisën xhaminë Arrahma në Avignon kur dy persona të maskuar u afruan dhe hapën zjarr.
Sipas autoriteteve, autorët e dyshuar të cilët ishin të armatosur me pistoletë dhe armë gjahu, kishin mbërritur me një makinë Renault Clio.