Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Akt terrorist”, BE e ashpër me Serbinë: Sulmi në Basnjskë, agresorët nuk mund të barazohen me viktimat

2023/09/28 at 7:11 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Akt terrorist”, BE e ashpër me Serbinë: Sulmi në Basnjskë, agresorët nuk mund të barazohen me viktimat

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj Serbisë pas vendimit të saj për të shpallur ditën e mërkurë zi kombëtare, për 3 terroristët që u vranë pas ekzekutimit të policit të Kosovës.

Zëdhënësi i unionit Peter Stano, në një deklaratë për mediat, tha se institucionet e BE në Beograd nuk i ulën flamujt në gjysmështizë, ashtu siç bënë në Prishtinë, pasi në asnjë mënyrë viktimat e terrorizmit nuk mund të barazohen me terroristët.

“Kemi parë se Serbia dje ka shpallur ditë zie. Të hënën zyra e BE-së në Prishtinë vendosi flamurin në gjysmështizë për të nderuar policin e vrarë dhe policët e plagosur, viktima të sulmit terrorist të dielën. Qëndrimi ynë është i qartë dhe ai është shprehur nga përfaqësuesi i lartë Josep Borrell më 24 shtator. Për më tepër, sulmuesit kurrë nuk mund të barazohen me viktimat. Prandaj, delegacioni i BE-së në Serbi nuk e ka vendosur flamurin në gjysmështizë. Në përgjithësi, BE-ja është kundër madhërimit të kriminelëve dhe terroristëve dhe kundër mbajtjes së zisë për ta”,-tha Stano.

Më tej, Stano tha se sipas BE, sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator ishte sulm terrorist dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe hetohet.

“Para së gjithash më lejoni të përsëris shumë qartë qëndrimin e Bashkimit Evropian për atë që ndodhi të dielën. Ai ishte një sulm terrorist dhe si sulm terrorist duhet të hetohet. Dhe ata që janë përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë. Secili që ka rol duhet të bashkëpunojë në mënyrë që ky sulm terrorist jo vetëm të hetohet në tërësi, por të ketë përgjigje para drejtësisë për ata që e planifikuan, kryen dhe që qëndrojnë prapa këtij sulmi”,-tha Stano.

Më herët, BE tha se po pret përfundimin e hetimeve për të vendosur nëse do të ndërmarrë masa, teksa në bllok disa shtete kanë kërkuar që Serbia të ndëshkohet për rastin në Banjskë.

Ju sugjerojmë

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet
Aktualitet

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11 Tetor, 2025 10:11 pm
Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj
Sport

Serbi 0-1 Shqipëri, shënon Rey Manaj

11 Tetor, 2025 9:38 pm
Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje
Aktualitet

Inaugurohet “Tirana Moons”, Rama:Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

11 Tetor, 2025 8:41 pm
Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana
Sport

Sfidë historike edhe për Elseid Hysajn, barazon rekordin e ish-kapitenit Lorik Cana

11 Tetor, 2025 7:51 pm
Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë
Kryesore

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë

11 Tetor, 2025 7:02 pm
Para
DASH për sulmin në Kosovë nga grupi serb: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

DASH për sulmin në Kosovë nga grupi serb: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Video/ Gafa e Joe Biden, mbyll fjalimin me frazën “Zot ruaj Mbretëreshën”

Republikanët hapin hetimet për shkarkimin e Bidenit, nis seanca e parë

Sulmi në Roterdam/ Identifikohen dy viktimat, e plagosur edhe një 14-vjeçare

Sulmi në Roterdam/ Identifikohen dy viktimat, e plagosur edhe një 14-vjeçare

TE FUNDIT

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
12 Tetor, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka folur tejet i entuziazmuar pas fitores ndaj Serbisë, në ndeshjen që luhej në stadiumin...

Lexo më shumë

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
12 Tetor, 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i emocionuar pas triumfit të madh në transfertë ndaj Serbisë. Duka tha se...

Lexo më shumë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
12 Tetor, 2025

Silvinjo ka larguar një tjetër trajner. Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Tekniku serb, deklaroi në...

Lexo më shumë

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
12 Tetor, 2025

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj, që shënoi golin e fitores ndaj Serbisë, në fitoren 1:0, në intervistën për Klan Kuq e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com