Një nënë ka lindur foshnjen e saj në makinë, pasi nuk arriti dot në kohë në maternitet, për shkak të bllokimit të qarkullimit nga protesta e opozitës.
Fatmirësisht, nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata fillimisht mbërritën në Spitalin e Traumës, si spitali më i afërt për të marrë ndihmën e parë, e më pas u transferua për në maternitet.
Opozita zhvilloi ditën e sotme protestën kombëtare për 3 orë e gjysmë, ku deputetët demokratë së bashku me protestuesit kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit dhe duke u ndalur në institucionet e rëndësishme të vendit.