Aktualitet

Aksioni opozitar, Basha dhe aleatët mblidhen për darkë në Ishëm


               Publikuar në : 21:43 - 16/09/19 |
Al Do

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është në një takim informal me kryetarët e partive aleate me PD. Në darkën e organizuar në Ishëm janë prezentë kreu i PAA, Agron Duka, Dashamir Shehi i LZHK, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kryerepublikani Fatmir Mediu.

Bie në sy mungesa e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi por është konfirmuar se ajo ndodhet në Shqipëri.

Darka po zhvillohet në një kantinë në pronësi të zotit Duka dhe pjesë e diskutimit është edhe aksioni opozitar. Deklaratat e fundit të Presidentit Meta, i cili ka zbuloi një plan për djegien e Kuvendit gjatë protestës së opozitës por dhe thirrjen e tij për përgjegjshmëri ndaj palëve politike kërkojnë mbajtjen e një qëndrimi nga ana e opozitës.

Në lidhje me rrezikun e godinës së Kuvendit PD ka deklaruar se ky ishte një skenar i Edi Ramës. Megjithatë ende nuk ka një qëndrim në lidhje me kërkesën e presidentit Meta për dialog dhe tërheqje nga kushtet e uljes në tavolinë. /Opinion.al

Pas