Aktualitet

Aksioni me avion e dronë, kush janë 16 të arrestuarit,në terren Ardi Veliu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:24 - 30/05/21 |
Opi Nion

Janë zbardhur emrat e personave të arrestuar gjatë operacionit anti-kanabis të ndërmarrë ditën e djeshme nga RENEA, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës. në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit: Asllan Deliu, Marsel Loci, Eldi Kaceli, Indrit Kullaj, Dashamire Deliu, Musait Vathi, Xhavit Kullaj, Dashamir Kullaj, Ferit Kullaj, Erlind Almeta, Fetije Kullaj, Refik Deliu, Erjon Deliu, Flamur Halili, Ervin Perlica dhe Sokol Kullaj.

Autoritetet njoftuan se bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone të kryera nga Policia e Shtetit dhe nga ajri të kryera me avion nga GDF, si dhe mbi bazën e informacioneve policore të marra më parë, shërbimet e policisë kanë kontrolluar sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara. Si rezultat u arrestuan 16 persona, u shpallen në kërkim 24 të tjerë.

Aksioni është ndjekur në terren dhe nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili në fund ka zhvilluar një takim me efektivët, që morën pjesë në operacion./Opinion.al

 

Pas