Te Fundit

Aksioni i Vetëvendosjes, Selimi qëllohet me vezë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 14/10/15 |
b.f

PRISHTINE – Vetëvendosja nuk zmbrapset derisa Qeveria të tërhiqet marrëveshja me Serbinë. Në shenjestër të aktivistëve të saj ishte Zv/Ministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, i cili u qëllua me vezë.Ngjarja ndodhi shumë pranë selisë së Qeverisë së Kosovës.

Vetevendosje permend miqësinë e Petrit Selimit dhe ministrit të Jashtëm serb, Ivica Dacic, ndersa kercenon  se” ai dhe shefat e tij nuk do ta kenë punën e lehtë nëse nuk terhiqen”.

Përmes një statusi në Twitter, Selimi i cilësoi kriminelë fashistë aktivistët e Vetëvendosjes që e qëlluan me vezë. ”Përgjigjia ime-shkruan ai- nesër do të udhëtoj në Azi, për të siguruar më shumë vota për Kosovën në UNESCO-n.

Lëvizja Vetëvendosje kundërshton marrëveshjen me Serbinë për Zajednicën dhe demarkacionin me Malin e Zi. Dy dite me parë u shënuan tensione mes aktivistëve të vetevendosjes dhe policisë pas arrestimit të deputetit Albin Kurti, i cili u la i lirë pas tre orësh.

 

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas