Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Mësohet se policia ka arrestuar gjatë aksionit edhe djalin e madh të tij. Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit në një ngjarje kriminale.
Po ashtu, në pranga kanë rënë dhe 11 persona të tjerë, përfshirë edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6 në kryeqytet, Dedan Gjoni.
Në grup, akuzat për 11 te dyshuarit janë, pastrim parash grup i strukturat kriminal trafik droge sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.
Operacioni madhor i SPAK, këtë mbrëmje, ku janë lëshuar 11 urdhër-arreste, mes tyre Erzen Breçani dhe djalin e tij, ka ardhur si rrjedhojë e zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky-Ecc”.