Kryesore

Aksioni i Policisë së Kosovës, Bërnabiç: NATO dhe KFOR të ndalin Kurtin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 13/10/21 |
Opi Nion

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës për mallrat kontrabandë.

Ajo ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të flasë për këtë rast teksa Policia dhe Dogana e Kosovës njoftuan se po zhvillojnë aksion kundër kontrabandës në disa lokacione, përfshirë edhe komunat në veri të vendit.

“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR -it, që të reagojnë urgjentisht dhe të ndalin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Situata është më se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin është i nevojshëm një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Kjo lloj sjelljeje ka tejkaluar çdo masë dhe na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiç në një komunikim për mediat.

Këtë të mërkurë Policia e Kosovës tha se në orët e mëngjesit nisi një aksion kundër kontrabandës së mallrave. Ky aksion u kundërshtua nga qytetarët në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, komuna të banuara me shumicë serbe, të cilët hodhën në drejtim të Policisë sende të forta.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Sipas autoriteteve shëndetësore në Mitrovicë të Veriut, deri më tani gjashtë qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Pas