TIRANE- U mendua si vezë por në fakt ajo që u ra në fillim në drejtim të Ramës ishte një letër e lagur. Në momentin që deputetët e opozitës ishin ngritur në këmbë dhe protestonin duke kërkuar mbyllje e seancës, deputetja demokrate Albina Deda ka bërë shuk një letër të lagur dhe e gjuajtur drejt Kryeministrit. Letra ra tek këmbët e ministres Ermonela Felaj. Në këtë moment Rama ka lëshuar edhe një batutë: Duke i thënë Albinës: Po ku e lage moj…
Në këtë moment Rama dhe ministrat janë larguar nga parlamenti. Në momentin që Rama është ngritur një vezë është gjuajtur drej tij, por nuk e ka kapur ka përfunduar në murë. Sakaq rojet kanë nxituar të hapin ccadrën për të mbrojtur Kryeministrin nga vezët. Mësohet se ka qenë deputeti Gent Strazimiri që ka gjuajtur me vezë. Në fakt hedur disa vezë siç duket edhe në këtë foto. /Opinion.al