Grupi Parlamentar i PD do të mblidhet ditën e nesërme në orën 15:00, dy orë para nisjes së seancës parlamentare.
Në këtë mbledhje do të diskutohen skenarët për aksionin e opozitës në parlament. Demokratët kanë paralajmëruar se do të bllokojnë punimet e Kuvendit, duke mos lejuar zhvillimin e seancave.
Ndërkohë, PD po përgatitet për protestën e 7 tetorit që do të mbahet para Kryeministrisë dhe më pas protestuesit do të bllokojnë rrugët kryesore të Tiranës.