Shtatë persona janë ndaluar pasditen e së dielës në flagrancë për trafikim të lëndëve narkotike, ndërkohë që dy të tjerë janë proceduar penalisht, pas një aksioni antidrogë në qytetin e Korcës. Policia ka sekuestruar drogë të tipit kokainë, kanabis sativa si edhe disa municione.
Personat e ndaluar janë: Ilsjad Shalcanj, 27 vjeç, Arjan Shalcanj, 22 vjeç, Maril Pano, 26 vjeç,Bledar Haxhi, 35 vjeç, Astrit Shalcanj, 55 vjeç, Naumand Cico, 25 vjeç, Mikel Shalcanj, 22 vjeç, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndah dy shtetasve të tjerë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 322 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 9 gramë bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një peshore elektronike, dy fishekë të kalibrit 9 mm dhe pesë automjete të markave të ndryshme.