Pesë persona janë arrestuar në Angli, gjatë një operacioni anti-terrorizëm, në Birmingam. Sipas policisë vendase, bëhet fjalë për persona të dyshuar që po përgatiteshin për një akt terrorist.
Në vendin e arrestimeve shkuan edhe forcat anti-eksploziv, por kjo ishte vetëm si masë paraprake. Tre nga të arrestuarit janë adoleshentë.
Kjo zonë e Birmingamit është e njohur për praninë e elementëve radikalë islamikë. Ndërsa ende nuk dihet qëllimi i personave të arrestuar.