Policia turke ka nisur një aksion gjithpërfshirës për të kapur autorin e masakrës së kryer natën e Vitit të Ri, në klubin e natës “Reina”, ku mbeten të vrarë 39 persona, raportojnë mediat në Turqi.
Kanali televiziv “Haber turk” ka raportuar se policia ka reaguar pas njoftimeve që ka marrë sonte se i dyshuari për sulmin terrorist ndodhet në Stamboll.
Aksioni i madh policor po vazhdon ende në lagjen Zejtinburn në Stamboll.