Karabinierët italian janë vendosur në kërkim të Matteo Messina Denaro, i njohur ndryshe si bosi i Cosa Nostrës.
Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane teksa shkruajnë se efektivët kanë shtrirë kontrollet në të gjithë zonën e Siçilisë dhe Kalabrisë për të kapur Denaron.
Bëhet me dije se për të ndihmuar në operacionin policor janë vendosur helikopterë, njësi special dhe qen të trajnuar.
Aktualisht, janë duke u ushtruar kontrolle në banesat e komunave, Castelvetrano, Campobello di Mazara, Santa Ninfa, Partanna, Mazara del Vallo, Santa Margherita Belice e Roccamena e persona në lidhje me bosin mafioz, me të kaluar kriminale.
Shefi i Cosa Nostra, i konsideruar si një nga të arratisurit më të rrezikshëm në botë, nuk dihet se ku fshihet që nga viti 1993. I lindur më 26 prill 1962 në Castelvetrano, në zonën e Trapanit, Matteo Messina Denaro ka “mbi supe” një dënim të përjetshëm për masakrat e bëra në vitin 1992. Ai akuzohet për vrasje, masakra, shkatërrime pronash private, vjedhje dhe kundërvajtje të tjera të vogla.