Një aksion antidroge është zhvilluar gjatë natës së në Vlorë. Mësohet se Forcat e policisë të nisura nga Tirana në bashkëpunim edhe me oficerët e drejtorisë së policisë së Vlorës kanë ushtruar kontroll në zonat problematike, kryesisht në fshatrat e Vlorës.
Sipas informacioneve, autoritetet kanë shoqëruar 7 persona. Bëhet me dije se në këto zona janë evidentuar mbi 40 parcela të mbjella me lëndë narkotike, të cilat kanë qenë në vëzhgim prej ditësh për të bërë të mundur evidentimin e personave që i posedonin./ Opinion.al