Aktualitet

Aksion anti-drogë me 95 policë dhe 3 dronë, çfarë gjeti policia në Këlcyrë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 10/06/20 |
Al Do

95 forca policie dhe 3 dronë janë angazhuar në një operacion për parandalimin e e kultivimit të kanabisit në Këlcyrë.

Policia njofton se nga kontrollet me dronë nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Kontrollet janë alternuar nga ajri dhe toka.

Shërbimet policore që kontrolluan me këmbë, për disa orë, zonën e Këcyrës, konstatuan një rast të tentativës për kultivim të kanabisit dhe vunë në pranga shtetasin G. E., 59 vjeç, pasi në fshatin Mërtinjë, Këlcyrë, në pronën e këtij shtetasi u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan dhe 330 fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve, bën me dije policia. /Opinion.al

Pas