Një aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së një punonjësi policie ka ndodhur në Sauk gjatë mesditës .
Punonjësi i policisë së Postës së Farkës, Njazi Çera ka qenë duke pritur në trotuar në stacionin e autobuzit në Sauk për të vajtur në punë , në momentin kur mjeti Tip Benz i drejtuar nga një 33 – vjeçare e ka goditur për vdekje.
Policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit, e cila ka deklaruar se kanë qenë fëmijët që bënin zhurmë në makinë që e kanë shpërqëndruar nga drejtimi i mjetit. Kjo e ka bërë që të dalë nga rruga kryesore në trotuar.
49 – vjeçari Njazi Çera, prej vitesh punonte në strukturat e policisë , dhe dy vitet e fundit ishte inspektor në postën policore Farkë.