47-vjeçari Olsi Belortaja, është dënuar me masën “arrest me burg”, pasi mbrëmjen e 30 qershorit aksidenti për vdekje 3 persona në rrugën Bilisht-Kapshticë.
Mësohet se agjenti doganor, Olsi Belortja në momentin e aksidentit ka qenë në gjendje të dehur dhe kjo është vërtetuar nga dy teste alkooli.
Aksidenti ndodhi pranë rrugës së fshatit Kapshticë, ndërsa tre viktimat Anjeza Gani, Valmira Çuko dhe Semi Çuko, ishin këmbësor.
Anjeza Gani dhe Valmira Çuko, kanë ndërruar jetë menjëherë ndërsa fëmija Semi Çuko, ndërroi jetë në një spital në Tiranë.
Olsi Belortaja pasi shkaktoi aksidentin me tre viktima është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është arrestuar më vonë në afërsi të fshatit Zëmblak nga punonjësit e Policisë Gjyqësore./ Opinion.al E.Xh.