Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të moshuarin, shqiptari dënohet me 2 vite burg por…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 29/07/21 |
Opi Nion

Një shqiptar në Angli, i cili një vit më pare ka përplasur për vdekje një të moshuar britanik, teksa lëvizte me biçikletë është dënuar nga gjykata me 2 vite burg.

Mediat brianike kanë njoftuar se ai është 23-vjeçari Ermir Loka.

I riu ishte futur me semafor të kuq në zonën e Ëhitechapel, kur përplasi 72-vjeçarin Peter McCombie raporton DaiLy Mail e cila publikon për herë të parë dhe pamjet nga aksidentit.

Mësohet gjithashtu nga mediat e huaja se pas aksidentit i riu shqiptar u largua nga vendi i ngjarjes, pasi kishte frikën e policisë se mos e kapte, pasi ishte pa dokumente të rregullta në Angli.

Pas ngjarjes Loka u dorëzua në polici dhe tha se u largua në panik e sipër dhe shtoi se ishte pa gjumë pasi punonte me orë të gjata. Por i riu shqiptar mund të lihet i lirë pasi prej një viti ndodhet në dhomat e paraburgimit. Vendi i gjykatës irritoi familjen e të moshuarit, të cilët vendimin e gjykatës e quajtën të padrejtë.

“Ai u largua me vrap duke lënë Peter-in të shtrirë në një cep të rrugës të plagosur rëndë duke menduar vetëm për vetën e tij. Zemërimi që ndiejmë ndaj tij është përtej fjalëve. As emrin nuk duam t’ia degjojmë”- kane thenë familjarët./Opinion.al

Pas