Kronikë

Aksidentoi për vdekje 74-vjeçarin, arrestohet i riu


               Publikuar në : 08:36 - 13/02/20 |
Opi Nion

Një 24-vjeçar nga Fushë-Kruja është arrestuar nga policia, pasi teksa drejtonte automjetin e tij tip, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tapizë, Fushë-Krujë. Policia ka arrestuar edhe një 23-vjeçar me iniciale A.K., banues në Shën Vlash,Durrës i cili ka përplasur me automjetin e tij këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./ Opinion.al

Pas