I riu me iniciale M.M., që aksidentoi ditën e djeshme në rrugë një fëmijë 3 vjeç teksa drejtonte makinën tip “Hyndai”, është vënë në pranga nga policia.
Fëmija ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 12:10, në lagjen nr.1, Sarandë. Arrestimi i 22-vjeçarit u krye nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë.