Rajoni

Aksidentohet zv.ministri i Brendshëm i Kosovës


               Publikuar në : 08:00 - 23/08/19 |
Opi Nion

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka është përfshirë në një aksident ditën e djeshme.

Mësohet se aksidenti ndodhi në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të shpie për në Ferizaj.

Sipas mediave kosovare, vetë Zeka ka konfirmuar aksidentin, duke thënë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

 “Po kam pësuar aksident. Fatmirësisht jam mirë”, ka thënë shkurt Zeka.

Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentin në të cilin u përfshi zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës./ Opinion.al E.Xh.

Pas