Kronikë

Aksidentohet për vdekje këmbësori në Elbasan


               Publikuar në : 17:54 - 18/11/19 |
xhu lia

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi një automjet e ka aksidentuar në Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë, 60-vjeçari është aksidentuar nga mjeti me drejtues 47-vjeçarin me iniciale L.K në lagjen ’28 Nëntori’ të Elbasanit, i cili është shoqëruar për në komisariat.

Këmbësori i cili ka ndërruar jetë ende nuk është identifikuar. Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit që i mori jetën 60-vjeçarit./Opinion.al/

 

Pas