Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë të martë në Kolonjë.
Mësohet se një punëtor i gurores në fshatin Vodicë të Kolonjës ka mbetur i plagosur. Sipas policisë bëhet fjalë për 43-vjeçarin me inicialet L. D., banues në Ersekë.
I dëmtuari ka marrë plagë të rënda dhe po transportohet me urgjencë drejt spitalit të Korçës.
Paraprakisht mësohet se të plagosurin e ka zënë poshtë transporteri gjatë punës, ndërsa bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, ambulanca si dhe policia, për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./Opinion.al