Mbrëmjen e së shtunës një automjet ka aksidentuar një të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë në aksin rrugor Lezhë – Rrilë, në vendin e quajtur Barbullojë.
Policia bën me dije së një 34-vjeçar me iniciale A.L duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar të miturin me iniciale A.P, 10 vjeç.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e policisë ndërsa fëmija u transportua menjëherë në Qendrën e Traumes në Tiranë. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Opinion.al