Një vajzë 13 vjeçare në Bulqizë është aksidentuar teksa luante në një kënd lojrash në qytet. Teksa drejtonte një makinë lodër. Sipas Ministrisë së Brendshme, ajo ka dëmtuar këmbën teksa po luante.
Ndihma e parë i është dhënë në spitalin e Bulqizës, por gjendja e saj e rënduar e ka bërë të niset me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter.