Sociale

Aksidentohet në detyrë gazetarja e “Klan Macedonia”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 26/06/20 |
Opi Nion

Gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut  Xhumadije Ibrahimi është aksidentuar pasditen e së enjtes në afërsi të zyrave të televizionit. Lajmin e bën me dije “Klan Macedonia” që thotë se Ibrahimi ka qenë duke kryer angazhimet  e përditshme të punës së saj, ndërsa është goditur nga një veturë.

Menjëherë është dërguar në Spitalin e Tetovës ku ia janë bërë kontrollet e nevojshme. Me rekomandim të mjekëve gazetarja  është dërguar në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtejshme.

Raportohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinon.al

 

Pas