Kryesore

Aksidentohet makina me emigrantë të paligjshëm në Greqi, 7 të vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:04 - 19/11/21 |
Opi Nion

Një aksident tragjik automobilistik me shtatë të vdekur ka ndodhur në orët e para të së premtes në rrugën Egnatia në Greqi.

Shtatë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentin rrugor që ndodhi në orën 12:20 pas mesnate me makinë. Sipas mediave greke makina po transportonte emigrantë.

Aksidenti ka ndodhur kur automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pikë pagese në rrugën Egnatia Odos. Në vendngjarje ka shkuar njësia e zjarrfikësve. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e zonës.

Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave, ndërsa policia vlerëson se bëhet fjalë për një transport të paligjshëm të emigrantëve në Greqi.

Në raportin thuhet më konkretisht se makina drejtohej nga një moldav, i cili me shpejtësi tëlartë, tentoi të dilte nga Egnatia në rrugën anësore dhe u përplas./Opinion.al

Pas