Këngëtarja Fibi ka përjetuar një moment aspak të këndshme.
Ajo është aksidentuar me veturë por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, vetëm më dëme materiale, shkruan lajmi.net
Fibi ka hedhur një fotografi në Instastory ku shihet vetura e goditur dhe sipas shkrimit të lënë, ajo bënte shaka me Eva Ndoja e cila duket se ishte tmerruar nga aksidenti.
E sipas shkrimit, Fibi thotë me shaka se gjëja më e bukur që i ka ndodhur në këtë aksident është fytyra e Evës e bërë pas aksidentit!