Të paktën 15 persona mendohet se kanë vdekur në Meksikë pasi një autobus pasagjerësh në rrugën për në Tijuana u rrëzua në një autostradë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e hershme të së enjtes, ndërsa dyshohet se 21 të tjerë janë plagosur.
“Po punohet për t’i larguar ata nga vendi,” thanë Mbrojtja Civile dhe Zjarrfikësit nga shteti Nayarit në një postim në mediat sociale, në të cilat ndanë foto të ambulancave që ishin në vendngjarje.
Autobusi i pasagjerëve të linjës Elite u përplas pranë Barranca Blanca në autostradën jashtë kryeqytetit të shtetit Tepi.