Kronikë

Aksidentohet ambulanca, humb jetën pacienti që po transportonte në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:33 - 25/05/20 |
Opi Nion

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme gjatë n jë aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje.

Policia shprehet se një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën pacienti 62-vjeçar i identifikuar si Nebi Marku.

Po ashtu është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 17:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Krutje, një ambulancë që po transportonte një pacient drejt Tiranës, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë pacienti, shtetasi M.M, 62 vjeç, dhe është dëmtuar drejtuesi i ambulancës, shtetasi N.H, 55 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./ Opinion.al

Pas