Një 27-vjeçar shqiptar nga Saranda ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ahtinë. Mediat vendase raportojnë se viktima është Pandeli Kajo dhe ai ka humbur jetën së bashku me partneren e tij 24-vjeçare identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së djeshme, ku mjeti që po lëvizte shqiptari ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur, duke I marr jetën çiftit të ri.
Në operacionin për nxjerrjen e trupave morën pjesë 10 zjarrfikës dhe 4 mjete./Opinion.al